AKTUALITET, 23 Gusht 2025, 17:20

“Keqardhje e trishtim për humbjen e Artur Zhejit”- Tritan Shehu: Gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor! Do ta kujtojmë si një model!

“Keqardhje e trishtim për humbjen e Artur Zhejit”- Tritan

Demokrati Tritan Shehu ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Shehu shpreh keqardhjen e tij të thellë për vdekjen e gazetarit, ndërsa thekson se Zheji do të kujtohet si një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor.

“Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij. Miqesor e tolerant! Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve! Do ta kujtojme si nje model!”, shkruan Tritan Shehu në Facebook.