TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë sot ndërsa po kalonte pushimet në bregdetin e Sarandës.
Burime nga vendngjarja thanë se Zheji ka kërkuar ndihmë ndërsa ndodhej në rrugën "Butrinti", ku po drekonte me familjen. Mësohet se ai vuante prej vitesh nga diabeti. Edhe pse është dërguar me shpejtësi në repartin e emergjencës, në spitalin e Sarandës, sa ka mbërritur atje ka ndërruar jetë. Shkaku i ndarjes së tij nga jeta dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.
Artur Zheji, lindur më 29 gusht 1961, ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisionesh në disa televizione shqiptare. Ai vinte nga një familje intelektualësh. Ishte djali i euriditit të njohur shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami.
Artur Zheji u angazhua për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.
Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë dhe njëri prej panelistëve më të spikatur të emisionit "Të Paekspozuarit". Redaksia e TPZ i shpreh ngushëllime familjes Zheji për këtë humbje të rëndë.