AKTUALITET, 6 Shtator 2025, 14:26

Laborator i ri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Manja: Teknologji moderne, në përputhje me standardet e BE

Laborator i ri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Manja:

Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë është pajisur me një laborator të ri toksikologjik. Inaugurimi u bë sot (6 shtator) nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Manja shprehet se ky laborator është i ndërtuar dhe pajisur me teknologji moderne, sipas standardeve më të larta europiane.

“Sot inauguruam Laboratorin e ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të pajisur me teknologjinë më moderne që e vendos këtë institucion në nivel shkencor bashkëkohor, sipas standardeve të BE-së.

Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë”, shkroi Manja në rrjetet sociale.