TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel, ku çështja kryesore e diskutimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nevoja për të ulur në një tryeze Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin.
Takimi me Michel vjen, pasi Rama i dërgoi edhe atij një letër për gjetjen e një zgjidhje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe rivendosjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Vizita vjen, pasi Rama i dërgoi presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz një draft-propozim për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në të njëjtën ditë në Këshillin Evropian të Punëve të Jashtme do të diskutohet për Kosovën dhe Serbinë. Do të jetë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, që do të raportojë për situatën mes dy vendeve, qasjen që do të ketë BE ndaj shtensionimit të situatës dhe vijimin e dialogut.