AKTUALITET, 25 Qershor 2023, 16:19

U plagos rëndë pasi ra nga stiva e barit mbi mjet, 22-vjeçari ndërron jetë në spital

U plagos rëndë pasi ra nga stiva e barit mbi mjet, 22-vjeçari
Viktima Kristi Doda

Një 22-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli në Konispol. Mësohet se Kristi Doda ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar. Sipas të dhënave të para, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë dëmtime të rënda.

I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.