TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Efektivët e kërkim-shpëtimit thanë se kanë ndihmuar 2 turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në malin e Jezercës, në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur se gjendja shëndetësore e turistëve është e mirë. Ai shtoi se shpëtimi i turistëve u arrit edhe me ndihmën e një helikopteri.
"Efektivët e kërkim-shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore"-shkroi ministri.