AKTUALITET, 4 Prill 2026, 14:42

Kriza energjetike pas konfliktit në Lindjen e Mesme, grupi parlamentar i PD kërkesë për interpelancë me ministrin e Energjisë

Kriza energjetike pas konfliktit në Lindjen e Mesme, grupi parlamentar i PD

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë, duke ngritur shqetësime mbi rrezikun e një krize të mundshme energjetike në vend.

Në kërkesën e dorëzuar nga deputetët demokratë, theksohet nevoja për transparencë lidhur me masat që janë marrë deri më tani për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe për sigurimin e rezervave të nevojshme të karburantit.

Sipas opozitës, situata aktuale kërkon sqarime të menjëhershme nga qeveria, sidomos në kushtet e pasigurive në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ndikimit të tyre në ekonominë vendase.