AKTUALITET, 4 Prill 2026, 13:51

Garda nuk e lejoi të hynte në takim me Ramën/ Reagon Braçe: Nuk ka patur asnjë incident

Garda nuk e lejoi të hynte në takim me Ramën/ Reagon

Deputeti i PS-së, Erion Braçe reagoi përmes një video mesazhi në Facebook pas raportimeve se nuk ishte lejuar të merrte pjesë në takimin e Asamblesë së Partisë Socialiste në njësinë nr. 7 në Tiranë.

Braçe theksoi se nuk ka pasur asnjë incident dhe se edhe kolegë të tjerë kishin shkuar me vonesë për shkak të ndryshimit të orarit të njoftuar. Ai u shpreh se kishte mbërritur 10 minuta para orarit të njoftuar, por për shkak se takimi ishte në orar tjetër, ai dhe kolegët e tij ndodheshin jashtë.

Braçe sqaroi se garda i ka lejuar të futen në takim por nuk u fut pasi sipas tij nuk i bën karshillëk partisë së tij.

“NUK KA PATUR ASNJE INCIDENT! DYERT ISHIN HAPUR; NUK HYRA UNË DHE NUK HYRA SE MU DUK QË DO I BEJA KARSHILLËK PARTISË SIME! Dhe unë nuk jam ky, nuk i kam bërë kurrë karshillëk partisë sime!

Ndërkohe, unë nuk e kam jam e nuk e kam bere kurrë këtë lloj politike-karshillëk, konflikt, sherr, fyerje, shpërfillje, relativizim, nënvlerësim, shifje, thashetheme ne xhiro, merr llafe brenda e nxirri jashtë, fantazo për çfarë ndodh brenda e nxirre jashtë si te vërtete etj! E NEVERIS KETE POLITIKE! Por nuk i ve faj MEDIAS, por te njëjtëve ne PS qe shpërndajnë këto lajme!

POOO, PREJ NJË JETE KAM BËRË ATE POLITIKËN TJETËR QË ËSHTË SHËRBIM PUBLIK, QË KA NË QENDËR NJEREZIT DHE SHËRBIMIN KONKRET PER TA!”, shkruan Braçe.