AKTUALITET, 4 Prill 2026, 13:06

Berisha: Rama po bllokon komisionet hetimore, rruga e vetme mbetet revolta e fuqishme e qytetarëve

Berisha: Rama po bllokon komisionet hetimore, rruga e vetme mbetet revolta e

Kryetari i PS-së, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar maxhorancën për të bllokuar komisionet hetimore që lidhen me skandalet e qeverisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se rruga e vetme për rrëzimin e qeverisë mbetet revolta e fuqishme e qytetarëve. Ai nënvizoi se opozita ka dorëzuar kërkesa për komisione hetimore për AKSHI-n, kadastrën dhe problematika të tjera të mëdha, por sipas tij, maxhoranca po përdor shumicën parlamentare për t’i bllokuar.

“Ne do kërkojmë komisione hetimore… Por e vërteta është që maxhoranca po i përdor 83 mandatet si thikë krimi për të bllokuar komisionet. Rruga e vetme mbetet revolta e fuqishme, kryengritja paqësore e mbarë shqiptarëve,” tha Berisha.