AKTUALITET, 18 Maj 2022, 12:55

“Dënimet e zyrtarëve të lartë të kufizuara”, Tabaku komenton deklaratat e Ramës për SPAK: Kur pushteti nuk të kontrollon dot, të sulmon

“Dënimet e zyrtarëve të lartë të

Deputetja e PD, Jorida Tabaku duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ngriti shqetësimin pas sulmeve të kryeministrit Rama ndaj SPAK, të bëra në Asamblenë e PS.

Ajo tha se “pushteti kur nuk të kontrollon dot të sulmon. Ndodh që sa herë që ka një problem sulmohet, sulmohet kur duket që po shkohet në drejtimin e duhur e unë kam përshtypjen që ndoshta hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur”.

“Këtu kam disa fjali për të thënë për sulmet politike ndaj SPAK kohët e fundit.

Fatkeqësisht pushteti kur nuk të kontrollon dot të sulmon. Ndodh që sa herë që ka një problem sulmohet, sulmohet kur duket që po shkohet në drejtimin e duhur e unë kam përshtypjen që ndoshta hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur.

Ndoshta disa nga institucionet po e bëjnë punën mirë për këtë arsye janë rritur e sulmet politike.

Zoti Manja dua të ngre shqetësimin si deputete e këtij parlamenti, një nga prioritetet e elementet kyç që përmendet në progres raportin është ndarja e politikës nga vendimmarrja e gjyqësorit, mos ndërhyrje në vendimmarrje, mos ndërhyrje në rastin e hetimeve ndaj korrupsionit”, u shpreh Tabaku.