TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka thënë se do të ketë financim shtesë për sistemin shëndetësor.
Paratë e akorduara, që vijnë si një fond nga Banka Botërore do të përdoren për të përmirësuar infrastrukturën në spitale dhe shërbimin e tyre.
“Kemi arritur marrëveshje për financim shtesë për sistemin shëndetësor. Është një projekt që vjen në kohën e duhur sepse jemi në një reformë të rëndësishme pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, ku pjesë është dhe modeli i ri i autonomisë spitalore. Ajo do të sjellë efiçencë të shërbimeve. Kjo marrëveshje huaje, është marrëveshje që garanton vijimin e reformave.
Në aspektin e parë për rinovimin e infrastrukturës spitalore. Edhe pse në një periudhë të vështirë s’i kemi ndalur investimet. Sikurse materniteti i Lezhës, i Beratit, që kanë përfunduar vitet e fundit. Përfunduam spitalin pediatrik, kemi përfunduar spitalin pediatrik të Durrësit. Çelim javën tjetër spitalin pediatrik të Elbasanit. Kjo mbështetje financiare, do të vijojë mbështetjen për infrastrukturën spitalore.
Do të përfundojmë katër spitalet rajonale ku po punohet për sistemin digjital. Janë bërë hapa përpara sa i përket shërbimeve online dhe ato shërbime që kanë reduktuar burokracitë. Jemi të bindur që ky projektligj që presim të kalojë në Kuvend do i hapë rrugën një faze të re të komponentit të rëndësishëm siç është menaxhimi i shërbimeve spitalore në vendin tonë”, tha Manastirliu.