AKTUALITET, 6 Nëntor 2024, 10:16

Kreu i NATO-s, Rutte: Sapo urova Trump për zgjedhjen si president. Lidershipi i tij do të jetë çelësi në mbajtjen fort të Aleancës

Kreu i NATO-s, Rutte: Sapo urova Trump për zgjedhjen si president.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se e ka uruar Trumpin për “fitore si president i SHBA-së”.

Rutte ka thënë se “udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë.

Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka thënë shefi i NATO-s përmes një postimi në X.