TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të dhënat e para të exit poll që po publikohen në SHBA, sugjerojnë se votuesit amerikanë janë të shqetësuar për dhunë potenciale në zgjedhje.
Pak më pak se tre të katërtat e të pyeturve thanë se ndiheshin se demokracia ishte "shumë" ose "disi" e kërcënuar në Shtetet e Bashkuara.
Dhe rreth shtatë në 10 votues në këto të dhëna aktuale ishin të shqetësuar për dhunën si rezultat i zgjedhjeve.
CBS thotë se kjo është hera e parë në historinë e tij – që nga vitet 1970 – që janë pyetur në ecit poll votuesit për mundësinë e dhunës që lidhet specifikisht me një zgjedhje presidenciale në SHBA.
Shtatë në 10 votues ishin të sigurt se zgjedhjet po zhvilloheshin në mënyrë të drejtë dhe të saktë, por kjo ndahet në linja votimi, me mbështetësit e Harris shumë më të sigurt, ndërsa mbështetësit e Trump të ndarë në mënyrë të barabartë.