TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donald Trump është pranë fitores së garës Presidenciale, pasi udhëheq ndaj Kamala Harris në shumicën e shteteve kyçe.
Mbështetësit e Trump kanë shpërthyer në brohorima, pasi Fox News e ka shpallur si Presidentin e 47 të SHBA-ve.
Asnjë rrjet tjetër amerikan nuk e ka shpallur ende fituesin, pasi nuk ka përfunduar numërimi në disa shtete kyçe, megjithatë Trump qartazi kryeson dhe rruga e Harris drejt fitores është thuajse e pamundur. Edhe shpresa e fundit e Harris për të marrë Pensilvaninë, nuk u materializua dhe atë e fitoi Trump.
Kamala Harris nuk ka reaguar, por stafi i saj ka deklaruar se zv.Presidentja, do të flasë ditën e nesërme, ku pritet të adresojë mbështetësit dhe mbarë popullin.