TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje të përbashkët vjetore, ku kanë bërë një përmbledhje të punës së tyre për këtë vit që po lëmë pas.
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se harta e re gjyqësore e miratuar ditën e djeshme është tejet komplekse për punën e magjistratit.
“Këto mbledhje i shërbejnë punës tonë të përbashkët. Performanca është guri i themelit të punës së dy institucioneve tona.
Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucionet menaxhojnë statusin dhe karrierën e magjistratëve.
Është i nevojshëm një rakordim dhe interorientim ligjor midis nesh për menaxhimin sa më optimal të sistemit gjyqësor. Jemi familjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot kanë ndjeshmëri publike.
Detyra jonë është të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e vettingut”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i KLP, Gent Ibrahimi.