AKTUALITET, 28 Dhjetor 2021, 20:30

Trafik droge, dhunë dhe vrasje/ Mediat e huaja: Krimi i organizuar shqiptar bashkë me atë të Kosovës “bëjnë ligjin” në Ekuador

Trafik droge, dhunë dhe vrasje/ Mediat e huaja: Krimi i organizuar shqiptar

Rritja e dhunës dhe trafiku i drogës në Ekuador ka njohur një trajektore në rritje duke prodhuar më shumë para dhe nevojën për më shumë armë nga ana e krimit të organizuar. 

Ekuadori është i njohur gjithashtu edhe për përplasjen mes bandave dhe larjen e hesapeve nga ana e shqiptarëve që merren me trafikun e drogës.

Sipas mediave ekuadoriane, krimi i organizuar shqiptar ka gjurmë dhe lidhje të forta me dhunën në Ekuador, së bashku me trafikantët e drogës nga  vendet e tjera të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Gjithashtu Ndrangheta italiane ka një prezencë të atillë duke monitoruar dërgesat e veta kundër konfiskimeve në Guayaquil, edhe pse ndoshta në një masë më të vogël se lidhjet  në portin e Santos, Brazil.

Trafik droge, dhunë dhe vrasje/ Mediat e huaja: Krimi i organizuar shqiptar

Dhuna në Ekuador nuk është e padëgjuar më parë. Kulmi i dhunës ka qenë në fillim të viteve 2000 […] kur shkalla e vrasjeve ishte e ngjashme me atë të Meksikës. Në atë kohë, ne folëm shumë për bandat si Kings Latin dhe Ñetas në qytete si Guayaquil” kujton Carla Álvarez, eksperte për krimin dhe sigurinë në Institutin për Studime të Larta Kombëtare (IAEN) në Ekuador.

Mediat shkruajnë gjithashtu se shkalla e vrasjeve në Ekuador përgjatë këtij viti është rritur po ashtu edhe kapja e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil dhe gjetkë.

Trafik droge, dhunë dhe vrasje/ Mediat e huaja: Krimi i organizuar shqiptar

Në tetor Ekuadori vendosi në gatishmëri mijëra ushtarë dhe efektivë policie në luftën ndaj trafikut të drogës dhe vrasjeve. Kjo strategji ishte provuar edhe më parë: në vitin 2019 ushtarët duhej të mbronin pjesën e jashtme të burgjeve, ndërsa policia siguronte sigurinë nga brenda. Kjo strategji nuk funksionoi. Krizat themelore mbeten. Mbipopullimi i burgjeve është  mbi 30 për qind , duke e bërë të lehtë rekrutimin e anëtarëve të rinj. Burgjet kanë staf të pamjaftueshëm dhe rojet paguhen keq; Sipas  raporteve të shtypit, në vitin 2019 kishte vetëm 1.500 roje që u shërbenin 40.000 të burgosurve në të gjithë vendin.