AKTUALITET, 28 Dhjetor 2021, 21:37

E rëndë në Maliq, 62-vjeçari gjendet i vetëvarur në shtyllë (Emri)

E rëndë në Maliq, 62-vjeçari gjendet i vetëvarur

Një 62-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një shtyllë larg banesës së tij në fshatin Podgorie të Maliqit.

Sipas policisë, i moshuari me inicial R. Ç i ka dhënë fund jetës rreth orës 20:40, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga ana e tyre, familjarët kanë deklaruar se 62-vjeçari vuante nga depresioni. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 28.12.2021, rreth orës 20:40, në fshatin Podgorie, Maliq, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij, shtetasi R. Ç., rreth 62 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.