AKTUALITET, 2 Gusht 2023, 10:52

Kredi me zero për qind për efektivët e Policisë, FA-të dhe bluzat e bardha, kushtet për ta përfituar

Kredi me zero për qind për efektivët e Policisë, FA-të

Efektivët e Policisë së Shtetit, ushtarakët e Forcat e Armatosura por edhe bluzat e bardha do të përfitojnë nga kredia me 0%.

Por kusht është që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile. Në mënyrë që të marrin kredi me interesa 0, nuk duhet që të kenë në pronësi të tyre një banesë; ose nëse kanë duhet të jetë e pabanueshme, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi.

Sipas VKM, policët dhe Forcat e Armatosura do mund të marrin kredi edhe në rastet kur banesa ku banojnë prishte ose përjashtohet nga procesi i legalizimit, për shkak të investimeve publike. Të njëjtat kritere vlejnë edhe për mjekët, ndërsa mund të aplikojnë vetëm ata që plotësojnë katër kushtet e vendosura nga qeveria.

Nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe studentët që kanë nënshkruar marrëveshjen e re përmes së cilës do t’i duhet të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

PËR  MIRATIMIN E KUOTAVE TË PËRGJITHSHME TË KREDIVE TË REJA PËR KATEGORITË PRIORITARE TË TË PUNËSUARVE PËRFITUES NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300, të cilat ndahen, si më poshtë vijon:

a) 100 për mjekët e sistemit shëndetësor publik;

b) 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;

c) 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

2. Për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, përfituesit janë familjet  e reja,  të  krijuara  si  rezultat  i  martesës  së lidhur   përpara   nëpunësit   të   gjendjes   civile,   që përzgjidhen  në  bazë  të  sistemit  të  pikëzimit,  të përcaktuar  në  tabelën  1  që  i  bashkëlidhet  këtij vendimi.

3.Për  kategorinë  e  përcaktuar  në  shkronjën “a”, të pikës 1,të këtij vendimi, përfituesit përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në tabelën 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas  sistemit  të  pikëzimit,  të  përcaktuar  nga  vetë institucioni përfitues.

5. Punonjësit e administratës publike përfitues përfitojnë kredi me interes 0%.

6. Ngarkohen Ministria e Financave  dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ministria  e  Brendshme  dhe  Ministria  e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.