AKTUALITET, 2 Gusht 2023, 10:18

Dëshmitë e Dumanit ‘zbërthyen’ 18 ngjarje kriminale, SPAK mbyll hetimet për operacionin “Plumbi i Artë”

Dëshmitë e Dumanit ‘zbërthyen’ 18 ngjarje kriminale,

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar  hetimet për dosjen e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Mësohet se 20 personave u është komunikuar akuza dhe do të merren të pandehur. Më pas dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kaloj për gjykim në fillim të muajit shtator.

Ne kuadër të këtij operacioni u zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite. SPAK firmosi 32 urdherarreste, 19 prej te cilave u ekzekutuan.

Kujtojmë që Nuredin Dumani  dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxha kanë treguar çdo vrasje në të cilën janë përshirë.

Në dosjen hetimore, Nuredin Dumani ka rrëfyer që Ervis Martinaj, një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend, i zhdukur prej një viti i ka ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, por që nuk e realizua.