TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 18 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit te Elbasanit, Neritan Hoxha. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Roland Ilia.
Gjatë seancës dëgjimore të marten, Hoxha dha shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë, që kishin të bënin me deklarime të pasakta e të rreme, dyshime për fshehje të transaksioneve të pasurive, si dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme. Po ashtu, ai dha shpjegime dhe për barrat e provës në kriterin profesional për zvarritje e moskryerje hetimesh. Ai dhe përfaqësuesja e tij ligjore i kundërshtuan konstatimet e Komisionit dhe pretenduan se kishin vërtetuar të kundërtën, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.
Neritan Hoxha e filloi karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 2004 pranë Prokurorisë së Elbasanit, ku shërbeu për rreth 20 vjet./ BIRN