TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishte ora 14:00 minuta e datës 17 korrik, ku babai i një 27-vjeçareje telefoni pranë komisariatit të policisë së Shkodrës se vajza e tij e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që po mbytej së bashku me 4 fëmijët.
Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me te marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi. Në një intervistë për Euronews, efektivët rrëfenje momentin kur shpëtuan nënën me 4 fëmijët. “Rreth orës 14:00 nga salla operative dhe nga shefi i rendit për ti nisur në drejtim të “Urës së Bunës” është një informacion nga një qytetar, është një person më katër fëmijë tenton të hidhet në lumin Buna. Ne menjëherë kemi mbërritur tek vendi ku bëhet fjalë dhe kemi konstatuar një grua me katër fëmijë të mitur”, deklaron Lulash Vokthi, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Shkodër.
Efektivi i policisë thotë se gjendja e gruas ishte tepër e renduar ndërsa tregon që menjëherë janë kujdesur për fëmijët të cilët ishin tepër të uritur. “Gruaja ishte ne gjendje të rëndë psikologjike dhe mendore, i kemi nxjerrë hije, i kemi afruar tek stoli atje. I kemi qetësuar, i kemi thënë; hajdeni me ne, të ndihmojmë, do ju zgjidhim të gjitha problemet. Kishte tentuar të hidhej në ujë. I kemi marrë i kemi ulur aty, i kemi blerë disa molto, ujë dhe i kemi shoqëruar tek komisariati i policisë”, deklaroi Vokthi.
Kjo ngjarje e rëndë fatmirësisht është parandaluar në kohë nga efektivët e policisë të cilët kanë shtuar patrullimet në zonë pas vetëvrasjes tragjike të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj pak kohë më parë. Para se të mbytej, 27-vjeçarja përveç babait, ka telefonuar edhe ish-bashkëshortin për t’i treguar për aktin ekstrem. Në kushte të rënduara psikologjike, 27-vjeçarja kishte tentuar të hidhej në ujërat e lumit Buna së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur 7,5,3 dhe 1 vjeç, por fatmirësisht u shpëtuan nga reagimi në kohë i forcave të rendit. “Puna jonë rreth 25 vite është një mision për t’i ardhë në ndihmë qytetarëve”, shtoi efektivi.