AKTUALITET, 22 Mars 2024, 14:34

Kontrabanduan fruta të thata nga Greqia në Shqipëri, e pësojnë dy persona

Kontrabanduan fruta të thata nga Greqia në Shqipëri, e

Dy persona janë shoqëruar në komisariat, pasi dyshohen se kanë futur mall kontrabandë nga Greqia për në Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është konstatuar një kamionçinë e ngarkuar me disa kuintalë fruta të thata të cilat dyshohet se janë marrë në Greqi e janë kaluar nga mali drejt qytetit të Bilishtit. Malli i transportuar nuk ka dokumentacion, ndërsa drejtuesi i mjetit pritet të arrestohet nga policia si edhe shtetasi tjetër në mjet të procedohet.

Ky nuk është rasti i parë kur konstatohen tentativa të kondrabandimit të mallrave, pasi janë konstatuar edhe tre raste të tjera me të arrestuar dhe të proceduar penalisht.