AKTUALITET, 29 Tetor 2023, 13:45

Policia Rrugore, fushatë për kontrollin edhe të mjeteve të tonazhit të rëndë

Policia Rrugore, fushatë për kontrollin edhe të mjeteve të

Mjetet e tonazhit të rëndë kanë qenë në sitë të Policisë Rrugore të Tiranës ditët e fundit.

Njoftohet se në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor, efektivët kanë dalë në akset kryesore interurbane ku në fokus ka qenë kontrolli i mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe Komisariatin e Policisë Rrugore, kemi dalë në akset kryesore interurbane për të kontrolluar mjetet e tonazhit të rëndë.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve! Të respektojmë rregullat dhe të jemi të kujdesshëm, për një udhëtim të sigurt dhe të qetë”, njoftoi policia.