TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, me erë të fortë dhe dallgë të larta, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë me një njoftim zyrtar.
Drejtoria u kërkon drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit të marrin në konsideratë kushtet e motit.
Nga ana tjetër, bën me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve
Njoftimi i Drejtorisë ë Përgjithshme Detare:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datës 13.12.2023.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datës 13.12.2023 duke filluar nga ora 08:30 datë 13.12.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATËS 13.12.2023.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023.