AKTUALITET, 13 Dhjetor 2023, 14:03

Këshilli i Mandateve do të mblidhet për autorizimin e SPAK, Berisha: Nuk e kam vendosur ende nëse do të shkoj

Këshilli i Mandateve do të mblidhet për autorizimin e SPAK,

Kryedemokrati Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kjo u deklaratë u tha ditën e sotme në konferencë me gazetarët.

Më tej, kreu i PD-së shtoi se si grup parlamentar do të vijojnë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Rama.

Pyetja- Në këshillin e mandateve do shkoni personalisht apo me avokat?

Berisha: Nuk është marrë vendim se duhet të takoj avokatët me të cilët duhet të këshillohem. Nuk kam marrë akoma mendimin e avokatëve si do të veproj. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar do të vijojmë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama.