AKTUALITET, 13 Janar 2022, 18:29

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi merr vendim për pastorin Akil Pano: Përdori gjuhë urrejtje ndaj LGBTI!

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi merr vendim për pastorin
Në foto: Xheni Karaj dhe Akil Pano

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka shqyrtuar çështjen e referuar nga një prej shoqatave që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT+, ku pretendohej se pastori mjaft i njohur për publikun, Akil Pano, ka bërë deklarata që nxisin urrejtjen ndaj këtij komuniteti. 

Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioneri ka vendosur: Konstatimin e diskriminimit në “gjuhën e urrejtjes” të personave që i përkasin komunitetit LGBTI, për shkak të orientimit seksual, identitetit gjinor dhe karakteristikave të seksit, si pasojë e gjuhës së përdorur nga Pastori Akil Pano në emisionin Zonë e Lirë.  Lirë, transmetuar në datën 18.06.2021 në TV Klan dhe emisionin “Ndryshe” transmetuar në datën 22.06.2021 në Top Albania Radio. 

Pas këtij vendimi, pastor Akili duhet të  bëjë një veprim publik (verbale ose të shkruar) me anë të cilës të distancohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes kundër LGBTI dhe të evitojë në të ardhmen përdorimin e saj, ndryshe rrezikon të gjobitet. 

Pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, janë referuar edhe gazetarja Blerta Tafani, psikologia Marsela Lekli dhe televizioni ABC News, por në të tre këto raste, nuk është konstatuar diskriminim nga ana e Komisionerit.