AKTUALITET, 18 Qershor 2023, 10:54

Kishte ardhur nga Australia për pushime, mbytet pas mesnate 40-vjeçari në Ksamil. Dyshohet se ishte duke peshkuar

Kishte ardhur nga Australia për pushime, mbytet pas mesnate

Ardit Alikaj, 40-vjeç ka gjetur vdekjen pas mesnatës së djeshme në Sarandë teksa ka qenë duke peshkuar. Policia bën me dije se në momentin e ngjarjes ai mbante veshur rroba polumbari.

Njoftimi:

“Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Ngjarja mësohet  ka ndodhur rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil. Alikaj la qemë duke peshkuar me veshje polumbari në momentin kur dyshohet se i ka shpërthyer bombula e oksigjenit.

Trupi i tij është konstatuar nga shoku i tij i cili më pas ka njoftuar policinë.