AKTUALITET, 18 Qershor 2023, 08:56

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, motoçikleta përplas për vdekje një person. Ja detajet nga ngjarja

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Saukut.

Policia bën me dije se një person i cili ka qenë duke drejtuar një motoçikletë ka përplasur për vdekje një shtetas i cili nuk është identifikuar ende.

Tashmë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi:

Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka  ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.