TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Tela tregoi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV rrugën që ndoqi biznesmeni Artan Gaçi për të marrë mbi 10 mijë metra tokë në Gjilekë për të ndërtuar një resort turistik. Sipas tij ata kërkuan një tokë shtetërore dhe më pas u mor sikur ishte e privatëve.
“Artan Gaçi me bashkëshorten kanë shkuar në Gjilekë dhe kanë kërkuar një tokë shtetërore dhe Jorgo Goro u ka gjetur 10500 metra. Mënyra për ta marrë është t’ua marrim privatëve. Është gjetur shtetasi Stavri Mëhilli që kishte 1200 metra ullishte lart në kodër dhe e kanë bërë me 5512 metra në plazh. Kështu edhe me parcelën 5080 metra që iu vu emri i dy privatëve. Në këtë tokë ata duan të ndërtojnë hotelin. Pasi kërkojnë në qeveri statusin e investitorit strategjik marrin edhe plazhin. Meqë Artan Gaçi ishte burri i ministres u kërkua një investitor i huaj, që u bë kunata e Olta Xhaçkës, rregullojnë lejen dhe marrin plazhin. Kjo ka ndodhur nga viti 2020 kur për 5 ditë janë bërë të gjitha veprimet dhe 3 muaj më pas ka marrë lejen e ndërtimit në 31 dhjetor. Në këto moment Artan Gaçi me bashkëshorten u ballafaquan me parlamentin, ku u kërkua heqja e mandatit të Xhaçkës. E gjithë historia e ka bazën në ligjin 7501 dhe janë ndarë pjesë jashtë saj. Bregdeti nga Palasa etj. nuk ka patur jetë, por vetëm ullishte”-tha Tela.