AKTUALITET, 21 Mars 2022, 11:31

Po kurohej nga koronavirusi, arratiset nga spitali shqiptari i dënuar në Greqi

Po kurohej nga koronavirusi, arratiset nga spitali shqiptari i dënuar

Një 31 vjeçar shqiptar mëngjesin e kësaj të hëne është arratisur nga spitali i një burgu në Greqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se 31 vjeçari shqiptar është arratisur nga Spitali i burgut të Rodosit, ku po trajtohej me koronavirus.

31-vjeçari, i akuzuar për vjedhje, ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit të Chania në Rodos për t’u gjykuar.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e të riut shqiptar, policia vijon punën për kapjen e tij.