TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pedagogu Ervin Goci ka folur nga protesta e thirrur para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Goci deklaroi se protestuesit kërkojnë hetim, çmim tavan, heqje taksash dhe thyerje monopolesh.
Ai theksoi se duhet një kompani publike që konkurron në treg dhe mban nën kontroll çmimin e naftës duke shtuar se nuk duhet lejuar që individi privat të shkatërrojë shtetin.
“Çfarë kërkojmë ne. Po i them me fjalë kyçe. Ne kërkojmë hetim, kërkojmë çmim tavan, heqje taksash, thyerje monopolesh.
Ne kërkojmë një kompani publike që konkurron në treg që mban në kontroll çmimin. Këtu individi privat kërkon të shkatërrojë shtetin. Shteti është i joni. Është i gjithi i përbashkët”, deklaroi Ervin Goci.