TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Debatet mes demokratëve kanë nisur që pa filluar mbledhja me grupin e PD-së. Lulzim Basha në hyrje në seli tha se ka bërë disa propozime të PD-së kundër rritjes së çmimeve, e ndërsa tha se për këtë temë do u kërkojë deputetëve që të propozojnë një mocion besimi me debat në Kuvend, që qeveria të mos heshtë.
Megjithatë, Grida Duma ka qenë kundër kësaj deklarate, ku tha se ky është një mesazh i fshehur që po u përçon deputetëve se nuk do të tërhiqet, por do të "vijojë të bëjë opozitë". Ajo tha se sot opozita duhet të ishte në shesh në protestë, por sipas saj ka pasur mesazhe nga persona të ndryshëm që i kanë kërkuar që deputetët të mos shkojnë sepse "do u prishin protestën". kjo për Dumën, është kulmi.
"Duhet thënë një gjë, sheshet janë të mbushura me qytetarë. Kam revoltë që më thonë mos u shfaqni se na prishni pune, ne duhet të organizonim protesta. Jo të flasim se duhet të ulim çmimet pas deputetëve të bliduara. Ne duhet të ishim në shesh, unë besoj se sot duhen bërë hapa pas. Me moral të plotë, ne duhet të jemi fitues, ne nuk mund të pranohet që PD të jetë humbëse. Përpjekjet për të fituar kohë, do të përdoren të gjitha mjetet për të ndërgjegjësuar" u shpreh Duma.