AKTUALITET, 27 Dhjetor 2023, 10:52

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO rrëzon
Gjyqtarja Irena Gjoka dhe Sali Berisha

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ka konflikt interesi pasi e ka shkarkuar vite më parë nga detyra.

“Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës.

Ndërkohë po sot, GJKKO do të  shqyrtojë kërkesën e SPAK, për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.