AKTUALITET, 27 Dhjetor 2023, 10:19

VIDEO/ Në pritje të vendimit për “vulën” e PD, Sali Berisha ulet në mes të rrugës

VIDEO/ Në pritje të vendimit për “vulën” e PD,

Pasi mbajti fjalimin e tij para mbështetësve demokratë, të cilët u mblodhën para Gjykatës së Lartë, Sali Berisha dhe disa eksponentë të tjerë demokrat janë ulur në rrugë për disa, në pritje të vendimit për vulën e PD.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët nëse do të presë vendimin, Berisha tha: “Jo ne jemi këtu siç e dëgjuat, në protestë kundër Gjykatave të shndërruara në armë të narkoregjimit. Gjykata duhej të kishte dhënë vendimin 28 ditë pas vendimit të Apelit. Me urdhër politik e shtyu 9 muaj”.

Berisha shfaqet duke shkruajtur diçka në telefon, ndërkohë që në orën 11:00 pritet që të nisë seanca ndaj tij në GJKKO për kërkesën e SPAK, që ka kërkuar “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.