AKTUALITET, 17 Qershor 2026, 22:28

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet në informata të rreme

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet në informata


Partia Demokratike reagoi sot lidhur me deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, duke theksuar se “injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë”.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas PD-së, ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës. Përkundrazi, sipas PD-së, e acaron dhe e thellon edhe më shumë krizën.

Partia Demokratike shprehet se mbështet plotësisht pesë kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend. Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë. Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.