AKTUALITET, 24 Janar 2024, 10:40

Përvjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, Begaj: Shqipëria do ta respektojë përjetë si babain e kombit!

Përvjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, Begaj: Shqipëria do ta

Sot bëhen 105 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali.

Presidenti Bajram Begaj e ka rikujtuar përmes një postimi në Facebook ku shkruan se Shqipëria do ta respektojë përjetë si babain e kombit.

Ndër të tjera Begaj shkruan: “Na udhëzoftë urtësia e tij, vizioni perëndimor për shtetformim dhe vepra e këtij burri shteti’.

Postimi i Begajt:

Shqipëria do ta respektojë përjetë si babain e kombit, Ismail Qemalin.

Na udhëzoftë urtësia e tij, vizioni perëndimor për shtetformim dhe vepra e këtij burri shteti!