TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Etikës, për të kundërshtuar këtë kërkesën e socialistëve për të përjashtuar 8 ligjvënës demokratë me argumentin se bllokuan foltoren në seancën e kaluar.
Mbledhja nuk është transmetuar në faqen e Kuvendit, megjithatë deputetët e PD e kanë regjistruar atë në profilet e tyre zyrtare.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e cilësoi të padrejtë kërkesën për të përjashtuar deputetët nga seanca duke theksuar se ajo "është urdhëruar nga lart për të shmangur diskutimet për skandalin “McGonigal”, ku rezulton i përfshirë kryeministri Edi Rama.
“Ju lutem zbatoni rregulloren dhe për rastin e pranisë së mediave, Nuk mund ta trajtoni parlamentin si pronë. Jemi në shkelje të dy neneve të rregullore.
Nëse flitet për etikë, etika në radhë të parë është zbatimi i ligjeve të shkruara. E dini shumë mirë frikën tuaj për të folur për skandalin e Ramës dhe mundoheni të shuani zërat e opozitës.
Mënyrat e sjelljes tuaj është që të na mbyllni gojën ne. Edhe kaq gjëra të vogla që ne i konsiderojmë pjesë të luftës politike. Ne do të themi këto që do të përcaktojmë.
Kryetarja e kuvendit i ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kërkesa jonë ka qenë e qartë. Kemi qëndruar në foltore me të drejtën tonë për të kërkuar fjalën. Nuk na pengon njeri. E njeh rregullorja. Unë mund ta marr fjalën sa herë dua. Personi që duhet të vinte për shkelje etike këtu duhet të ishte kryetarja e parlamentit.
Po shkelni në mënyrë konseguente rregulloren e parlamentit. Vini këtu dhe na tregoni rregulloren kur ti e nis mbledhjen me shkelje të rregullores.
Keni marrë urdhër për të dënuar deputetët e PD sepse nuk ju pëlqen ju sipas oreksit të fjalëve të thëna dhe akuzave të vërteta të dala me fakte nga mediat ndërkombëtare dhe që priten që ato çështje penale të hapura në SHBA të vazhdojnë edhe këtu në Shqipëri”, deklaroi ai.