TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Baton Haxhiu replikoi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për efektet sociale, por edhe elektorale të reformës së re territoriale që planifikon të bëjë PS-ja përpara zgjedhje të ardhshme. Ndërsa Klosi u shpreh se shumica në pushtet do ta përmbushë këtë reformë si premtim elektoral në zgjedhjet e 11majit, Haxhiu solli rastin e zhvendosjes së Kadastrës së Vlorës në Tiranë, si problematike në raport me popullatën lokale.
Biseda
Baton Haxhiu: Kemi qenë vëzhguese të reformave territoriale, sepse ka patur shkatërrime të shteteve dhe kanë filluar nga fillimi. Ajo që e dallon Shqipërinë, nga vendet përreth, është që ka një kompaktësi etnike, nuk e bën të vështirë reformën territoriale. Përplasjen më të madhe e ka kur ka brenda bashkësi etnike, të cilat refuzojnë derisa marrin maksimumin e tyre. Meqenëse nuk i kemi këto vështirësi, nëse kërkojmë bashkim komunash të vogla, kjo rrezikon partinë që udhëheqë reformat territoriale, çdo bashkim humb centrizmin, burokraci dhe krijon debat të brendshëm te popullata. Mbi këto paramentra shikohet si do të duket vota nëse prekim esencën e reformës territoriale, do të ketë të pakënaqur. Këto janë gjëra që ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Duke marrë parasysh këtë, keni patur një në 2014-2015, nga 400 komuna me korrupsion të madh, burokraci të madhe, ky ka qenë suksesi më i madh i PS, zvogëlimi dhe ikja nga burokracitë e panevojshme.
Meqenëse kemi hyrë në një proces të dixhitalizimit, këto komunat e vogla janë të panevojshme, pasi nuk ke pse troket në derë, duke marrë parasysh këto, kemi një model evropian që kërkon që qytetari ta ndjejë qeverisjen deri në fund, ose të jetë vetë-qeverisës, a rrezikoni që duke u decentralizuar, të zvogëloni 61 bashki, të rrezikoni edhe votën?
Blendi Klosi: Shqipëria ka ndryshuar shumë, jo se e them unë, por për shumë arsye, ajo që thatë ju bota dixhitale, infrastruktura e shtuar. Nëse kur u bë reforma nga Dibra vije për 4-5 orë në Tiranë, sot shkohet për një orë. Ka rënë më tepër historia e vjetër e komunikimit, qenies bashkë, internet, telefoni, qenia pranë zyrës online. Ka një diskutim që ka të bëjë me raportin me qytetarin. Krahinizmi. Edhe në Shqipëri, nuk ka ndarje të forta, por ka zona që historia i ka bërë si të larguara nga njëra-tjetra, por në fund thelbi, kemi marrë 83 mandate për të qeverisur Shqipërinë dhe për ta çuar në Evropë. Ne duhet ta forcojmë pushtetin lokal, duhet ta marrim këtë debat me qytetarët mbi vete. Duhet ta bëjmë debatin, reformën, kontaktin me qytetarët.
Baton Haxhiu: Kur pretendon ta bësh këtë reformë? Rasti i Vlorës përshembull më shokoi. Është grabitja e një funksioni decentralizues dhe sjellja në qendër. Pretendoni reforma dhe e merrni kadastrën ne Tiranë, ose jeni të pabesueshëm, ose njerëzit janë të korruptuar nuk i kontrolloni. Ky shembull është problematik.
Blendi Klosi: Në rradhë të parë nuk bëhet fjalë që Kadastra e Vlorës i ka takuar Bashkisë së Vlorës. Zyra Kadastrale e Vlorës, janë funksion i zyrës qendrore. Prej kohësh, shërbimi është online. Qytetari nuk ka pse të ketë kontakt me funksionarin publik. Largimi i këtij funksioni dhe grumbullimi në qendë rnuk e ka larguar qytetarin e Vlorës, që prapë duhet ta marrë online shërbimin.