TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Indrit Vokshi debatoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për motivet që po e çojnë shumicën qeverisëse për të ribërë reformën territoriale pas 12 vitesh nga ajo e fundit. Ndërsa Klosi u shpreh se pas reformës së fundit, sot 61 bashki janë shumë, analisti iu përgjigj me ironi se atëherë qeveria të bëjë një bashki gjithë vendin dhe ta mbyllë këtë proces.
Debati
Vokshi: I gjithë problemi është se çfarë do të bëhet me reformën territoriale. Është një vend që bën reformë çdo 10 vite. U bë reforma dhe solli bashki në falimentim. Si duhet ribërë? Franca që nga 1982 reformë e fundit e ka para pak vitesh. Mbi çfarë studimi bëhet kjo tani?
Klosi: Meqë kam qenë në komsionin e 2014 dhe kam fatin të jem në komisionin e 2026. Prezenca në komision nuk e pengon mazhorancën. Që nga 2014 PD u tërhoq nga reforma territoriale dhe nuk dha opinionin e saj. Në 2015 humbi një numër shumë të madh të bashkive. Në 2019 nuk mori pjesë fare. Nuk kanë opinion më se çfarë duhet bërë.
Çfarë mendon PD se duhet të ndodhë me 61 bashkitë që ka patur Shqipëria? Në 2014 PD ka patur opinion shumë të fortë. Tani thonë do të marrim, s’do të marrim pjesë. Ç’rëndësi ka?
Nëse ka një kryereformë ajo është territoriale. Nga 400 bashki dhe komuna kemi 61 bashki që kanë dhënë shumë forcë dhe mundësi në të gjithë territorin. Ne duhet të kemi një diskutim të ri nëse duhen 61 apo reduktim, ndërsa hyjmë në bisedime me BE.
Vokshi: Pse reduktim? Decentralizim apo centralizim?
Klosi: 61 bashki janë shumë për të patur 61 stafe juridike, zhvillime, etj.
Vokshi: Pra niseni nga centralizimi, apo decentralizimi?
Klosi: Nëse një banor në Pezë, apo Baldushk merr një shërbim më të mirë se më përpara, kjo u shërben qytetarëve.
Vokshi: Çfarë favorizon kjo?
Klosi: U shërbehet më shumë qytetarëve.
Vokshi: Atëherë t’i bëjmë të gjithë qytetarë të bashkisë së Shqipërisë. Bëji një bashki dhe mbaroi.