AKTUALITET, 21 Shtator 2022, 13:55

“Karteli drejton trafikun nga burgu”, Artan Hoxha rrëfen udhëtimin në Ekuador: Kontaktova me “Fiton”, kokën e kartelit

“Karteli drejton trafikun nga burgu”, Artan Hoxha rrëfen

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka rrëfyer rrugëtimin e tij disa ditor në Amerikën Latine, ku pa nga afër se si shqiptarët organizonin trafikun e kokainës në Ekuador.

Hoxha pohoi në studion e ABC Live se në Ekuador gjithçka drejtohej nga burgu, pasi kokat më të mëdha të karteleve ndodheshin pas hekurave.

“Në Ekuador gjithçka jashtë drejtohet nga burgu. Drejtuesi kryesor ishin në burg dhe organizonin gjithçka tjetër jashtë. Ishte një luftë shumë madhe brenda kartelit.

Aktualisht në krye është Fito me nofkë të tillë njihej. Kontaktova me të nëpërmjet shqiptarëve atje.

Shqiptarët atje ishin të rëndësishëm. Janë pjesë, si përfaqësues të organizatave të rëndësishme që lëvizin drogë nëpërmjet tregut europian dhe Shqipërisë.” tha Hoxha.