TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme se SPAK duhet të hetojë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për firmën që sipas saj është hedhur në dhënien e inceneratorit të kryeqytetit.
Por Kryemadhi ka theksuar se kryebashkiaku duhet të bëjë transparencë për dhënien sipas saj të 91 milionë eurove për ndërtimin e këtij inceneratorit.
Postimi i Kryemadhit:
"Avokati i inceneratorëve" Erion Veliaj, përfaqëson interesat e bosave të inceneratorit, jo interesat e qytetarëve të Tiranës.
Çfarë e pengon Erion Veliaj, që hodhi firmën 91 milionë euro të bëjë transparencë para qytetarëve, se ku kanë shkuar paratë e tyre?
Edhe SPAK-un do ta gënjejë siç gënjeu komisionin hetimor?! Mos harro o "Avokati Inceneratorëve": Ne dhe shqiptarët nuk i gënjen dot. Mbaje vath në vesh: Deri në 2047 do kesh kohë ta thuash dhe vuash të vërtetën e firmës tënde për inceneratorin e Tiranës.