AKTUALITET, 28 Dhjetor 2021, 16:42

Kapen me pistoletë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Kapen me pistoletë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se shqiptarët janë kapur nga policia Monopoli të Italisë ndërsa me vete kishin një pistoletë dhe disa plumba.

Kanë qenë oficerët e policisë të cilët kanë dyshuar ndaj dy shqiptarëve dhe pas kontrollit kanë gjetur armën e zjarrit.