AKTUALITET, 24 Shtator 2022, 15:42

Kapen me lëndë narkotike/ Arrestohen 6 persona në Mallakastër, Durrës dhe Berat

Kapen me lëndë narkotike/ Arrestohen 6 persona në

Gjashtë persona kanë rënë në pranagt e policisë në Durrës, Mallakastër e Berat. Të gjithë të arrestuarit janë kapur duke poseduar lëndë narkotike. Gjithashtu janë kapur dhe sekuestruar nga policia edhe shuma të mëdha parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Shkëlqim Hoxhaj dhe Ramadan Hoxhaj kishin kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre  në Mallakastër. Në oborrin e banesës së Shkëlqimit shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Nga ana tjetër policia e Beratit njoftoi se ka vëën në pranga dy të rinjë të cilët shpërndanin lëndë narkotike me doza të vogla.

L. Ç., 25 vjeç dhe M. R., 23 vjeç randë në prangat e policisë, ndërsa të dy rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje.

Edhe në Durrës ranë në prangat e policisë dy persona, ndërsa atyre iu gjet lëndë narkotike dhe shuma të mëdha parash.