AKTUALITET, 24 Shtator 2022, 15:13

Të dehur në timon, policia arreston 5 drejtues automjetesh në 24 orët e fundit! Pezullohen 34 patenta, ja shkeljet që u gjetën

Të dehur në timon, policia arreston 5 drejtues automjetesh në 24

Në 24 orët e fundit janë pezulluar 34 patenta ndërsa janë arrestuar 5 drejtues automjetesh për drejtim të makinës nën efektin e alkoolit.

Në njoftimin e shpërndarë për media policia apelon drejtuesit të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha.

“Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të qarkullimit rrugor nga mjetet inteligjente dhe radarët automatikë, janë pezulluar 34 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.