TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi, ka komentuar zhvillimet e fundit në sallën e Parlamentit e cila u përfshi sërish nga tensionet.
Ai u shpreh se opozita kishte mundësinë që dje të tregonte një qasje të re, por sipas tij ata zgjodhën metodat e fundvitit 2023.
Krashi tha se me mbarimin e argumentit fillon rebelimi ose aksioni nga ana e opozitash.
“Dje ishte një mundësi e mirë për opozitën për të treguar një qasje të re, por fatkeqësisht kanë vijuar me metodat e fundvitit 2023. Unë mendoj se kur mbaron argumenti fillon rebelimi ose aksioni.
Populli i ka dërguar për të mbajtur qeverinë përgjegjëse. Socialistët janë shumë të indinjuar me këtë situatë, pasi janë skena të pakëndshme. Shqiptarët këto skena i shohin me neveri dhe urrejtje", tha ai.