TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.
Sakaq, Rama ka theksuar se do të vijojnë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla.
“Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.
Rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.
Me politikat e orientuara drejt parandalimit, vijojmë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla”, ka shkruar kryeministri.