TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, në një deklaratë për mediat theksoi se të dhënat përfundimtare të censit të banesave dhe popullsisë do të publikohen në Qershor. Ajo theksoi se rezultatet do të ofrojnë një bazë të fortë për të ndërmarrë politika të caktuara dhe kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve.
Sa i përket masave administrative për personat ndaj të cilëve janë konstatuar shkelje në lidhje me këtë proces, Dhuli tha se do të gjobat do të analizohen dhe publikohen në fund.
“Grumbullimi i të dhënave shkurton shumë procese që lehtësojnë afatet për pastrimin. Është një database, e cila ka nevojë për tabulim, prandaj dhe qershori është periudha më e mirë. Brenda 27 muajve sipas rregullores së BE, është një kohë e gjatë që të sigurohen të dhënat e censit, është një praktikë e njëjtë si për të gjitha vendet. Grumbullimi i të dhënave ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, ka përfunduar dhe grumbullimi i të dhënave për anketën pas censit. Tani jemi në fazën pastrimit të databazës dhe më pas do të kalojmë tek tabulimi dhe përgatitja e materialit shkrimor që do të jetë informuese për publikimin”, u shpreh Dhuli.