AKTUALITET, 9 Prill 2023, 10:43

“Kanë marrë llokmat e majme. Pushtetarët hanë, ne vuajmë”- Përlotet banori i Bërxullës: Më vjen të qaj! Turp, qeshin e bëjnë sehir me ne! Janë pa gjak e pa shpirt

“Kanë marrë llokmat e majme. Pushtetarët hanë, ne

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar, duke e quajtur “abuziv”.

Një nga banorët është shprehur se pushtetarët “kanë marrë miliardat për atë rrugë, secili ka marrë llokmat e majme, kurse ne vuajmë këtu.”

I përlotur, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë reagim dhe ata duhet të dalin në protestë në muaj Ramazani.

Ndërsa i drejtohet qeveritarëve “turp, turp, turp, jeni pa gjak e pa shpirt, qeshni e bëni sehir me ne.”

“Nuk ka asnjë lloj reagimi, asnjë përgjigje. Nuk duan t’ia dinë fare kanë filluar punimet apo jo. Ky projekt është abuziv dhe është i bërë në studiot e Italisë. Kanë marrë miliarda lekë për atë rrugë.

Secili ka marrë llokmat e majme, hanë pushtetarët dhe vuajmë ne këtu., Më vjen të qaj se një pjesë janë me Ramazan, turp, turp që rrinë e qeshin e bëjnë sehir, nuk bashkohen me hallet e popullit.

Janë pa gjak, pa shpirt, turp të kenë, jam i irrituar. Janë mosmirënjohës ndaj banorëve që i kanë shërbyer pushtetarëve, me votat e popullit erdhën në pushtet. Duan të na shohin shtrirë në tokë, të kalojnë në trupat tonë”, tha ai.