TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur sërish në protestë kundër gurores dhe këtë herë ata kanë bllokuar aksin nacional Firzë-sheshi i trageteve - Bajram Curri.
Banorët me bllokimin e aksit rrugor, iu bëjnë thirrje institucioneve të bllokojnë punën në guroret e zonës dhe të ndalohet ndërtimi i një fabrike bitumi. Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë automjetesh.
Fabrika e bitumit po ndërtohet vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-sheshi i trageteve - Bajram Curri. Sipas banorëve, këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyror të maleve.