TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Giovanna Nikolli, e dashura e Amarildo Nikollit, i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë.
Sipas saj këto mesazhe kërcënuese janë marrë dy ditë përpara se asaj dhe motrës iu vendos tritol në një banesë në Elbasan ku ato jetonin me qira.
Në një postim në TikTok, Nikolli ka postuar një voice, zëri i të cilit ajo pretendon se është i Nuredin Dumanit, ndërsa publikon edhe një bisedë me mesazhe.
Në videon që Xhovana Nikolli ka publikuar dhe që pretendon se është Nuredin Dumani dëgjohen disa të shara dhe kërcënime.
“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë Dumani ndër të tjera.
Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e së dielës, 14 korrik.
Pas kësaj ngjarje ajo akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar.
Kujtojmë që Nuredin Duamani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.
Giovanna Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 korrik) ku në banesën ku jetonte së bashku me të motrën, Aldën, në një pallat në Elbasan. I plagosur mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mori dëmtime të rënda nga dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm dhe po lufton me vdekjen për shkak të plagëve që ka marrë në kokë.
E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.
Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.
“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.